‘Luftë në Qendër’, thotë Janakieski në një nga bombat

Bisedat telefonike të përgjuara gjatë muajit mars të vitit 2013, që sot po prezantohen në gjykimin për manipulimet zgjedhore në rastin ‘Titanik’ shfaqin planin e detajuar të VMRO DPMNE së për të fituar zgjedhjet lokale në komunën Qendër.

Marketing

Në seancën e sotme janë dëgjuar bisedat e realizuara nga data 26 mars 2013, disa ditë pas zgjedhjeve lokale.

Në audio incizimet dëgjohet si Mile Janakieski kërkon lista nga vendvotimet dhe analiza për jehonën e votuesve në ciklet e kaluara zgjedhori në komunën Qendër.

Në një bisedë Janakieski kërkon nga një person listën e të punësuarve në administratë që jetojnë në Komunën Qendër.
Personi e pyet si t’ju tregojë në mënyrë të tërthortë ndërsa Janakiseki i përgjigjet, “në mënyrë të drejtpërdrejtë si në mënyrë të tërthortë, luftë është në Qendër”.

Janakievski flet me disa persona të ndryshëm që u kërkon lista të personave të punësuar në sektorin privat dhe publik. Në mënyrë shtesë kërkon edhe lista të personave që shteti u ka dhënë nga 3 mijë euro për nisje të biznesit. Kërkon edhe nga disa anëtare ose të punësuar nga VMRO ja që të bëjnë lista të fqinjëve ose miqve që do duhet të votojnë.

“Po bëjmë listë prej 15 mijë personash që do të votojnë për kandidatin e VMRO së. Të gjithë në duhet të japim kontribut. Bëj presion sa mundesh. E di se sa e kemi me rëndësi Qendrën”
Mile Janakievski në një bisedë tregon se si e kanë bërë planin dhe koordinimin për mbledhjen e votave.

Janë bërë disa target grupe. Çdo grup me nga një koordinator i cili do të monitorojë me ekip se sa persona kanë dalë në vendvotim të caktuar dhe nëse ka dikush që s’ka dalë të votojë dhe duhet t’i bëhet telefon dhe t’i bëhet presion që të dalë.

Mile Janakievski flet edhe për presion ndaj mësimdhënësve që është bërë në mënyrë masive.