Padi penale edhe për një ish kryetar komune

Ish-Kryetari i komunës së Demir Kapisë , Trajçe Dimitriev, do të përgjigjet penalisht sepse ia shiti objektin e komunës kusheririt të tij.

Marketing

Sipas burimeve të Alsat, në periudhë prej vitit 2008-2009, objekti ka qenë i rinovuar me finansa të siguruara nga fondi Europian në vlerë prej 500 mijë eurove, i cili objekt i është shitur kusheririt të ish-kryetari të komunës Dimitriev, në shumë prej 2 milionë denarë apo (32,5 mijë euro).

Siç mëson Alsat pas shitjes së objektit nga ish-kreu i komunës, i njejti është shëndërruar në Kazino.