Cerar: Sllovenia do të mbështet Maqedoninë në rrugën euroatlantike

Kryeministiri Maqedonisë Zoran Zaev, sot ka realizuar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë Miro Cerar, me të cilin kanë diskutuar për integrimet euroatlantike të vendit si dhe bashkëpunimin mes dy shteteve.

Marketing

Nga qeveria thonë se Cerar në takim e ka uruar Zaevin për vendimet e guximshme, si dhe ka përshëndetur vendimin e deputetëve në Kuvend për nisjen e procesit të ndryshimeve kushtetuese në pajtim me Marrëveshjen e Prespës.

Në takim është konstatuar se marrëdhëniet ekonomike mes dy shteteve janë në zhvillim, është rritur numri i intestimeve të huaja dhe është dakorduar se bashkëpunimi duhet të vazhdojë akoma.

“Është biseduar edhe për çështjet aktuale politike në rajon dhe është shprehur vlerësim i përbashkët se përparimi i Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së, është nxitje e fuqishme për përparimin euroatlantik të gjithë Ballkanit Perëndimor”, thonë nga qeveria.