VMRO-DPMNE: Do të dorëzojmë propozim ligj për amnisti për gjithë të involvuarit në ngjarjet e 27 prillit

VMRO-DPMNE para disa muajsh ka paralajmëruar ngritjen e Ligjit për amnisti për të gjithë personat e involvuar në rastin e 27 prillit.

Marketing

Pushteti tani ka paralajmëruar për disa Komisione dhe forume në Kuvend për kinse drejtësi, nuk bën asgjë tjetër veç se tentim për mjegullimin e opinionit dhe tentim për drejtësi selektive që në esencë është padrejtësi.

VMRO-DPMNE nuk do të merr pjesë në Komisionet që duhet të sigurojnë liri selektive vetëm për ata të cilët morën pjesë në votimin për nevojën e ndryshimeve kushtetuese të dalë nga Marrëveshja e Prespës.

Prandaj do të ngritim propozim- ligj për amnisti për gjithë të involvuarit në ngjarjet e 27 prillit dhe pushteti nëse është për pajtim të vërtetë dhe drejtësi për të gjithë, të njëtin propozim do ta pranojë. Tekstin e këtij propozimi ligji VMRO-DPMNE di ta dërgojë për shqyrtim deri te të gjtiha grupet parlamentare.