Tottenham nuk ka arritur që të fitojë sonte kundër PSV Eindhoven. Fajtorë për këtë barazim të Tottenham është mbrojtja e londinezëve që sonte nuk ishte në nivelin e detyrës. Gabuan në golin e parë, ndërkaq Lloris ndërhyri ashpër në Lozanon dhe u ndëshkua më të kuq në minutën e 80’të te ndeshjes
Tottenham pavarësisht se dominoi sonte takimin kundër PSV Eindhoven, nuk arriti që të fitojë dhe do të kthehet në Londër me vetëm një pikë.
Londinezët nuk e nisën mirë këtë takim pasi që ishin vendësit ata që sulmuan më shumë dhe kërkuan golin e parë.
E goli i parë për PSV erdhi në minutën e 29’të ku Toby Alderweireld gabon dhe atë gabim e shfrytëzon sulmuesi i talentuar Llozano duke e shndërruar në gol.
Pas pësimit të golit, Tottenham këndellet dhe barazon rezultatin në minutën e 39’të me anë të Lucas Moura.
Me rezultat të barabartë përfundon pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Tottenham ishte një skuadër tërësisht tjetër.
Bën presion dhe arritën që të shënojnë golin e epërsisë në minutën e 54’të me anë të sulmuesit Harry Kane.
E derisa londinezët vazhdonin të sulmonin dhe ta kërkonin golin e sigurisë, në skenë doli portier Hugo Lloris që bën një ndërhyrje tepër të ashpër në Lozanon dhe përjashtohet me të kuq.
Pas përjashtimit PSV rrit presionin dhe shënojnë golin e barazimit në minutën e 87’të me anë të Luuk de Jong.
Minutat e fundit prapë i takuan Tottenhamit.
Edhe pse me 10 lojtarë skuadra angleze sulmoi dhe ishte afër për të shënuar golin e epërsisë në disa raste, por më i miri ishte ai i Kane në minutën e 4 shtesë të ndeshjes.
Ky barazim i bën të dyja skuadrat me nga një pikë në Grupin B.