Vjen një lajm i mirë për Grupin e Kumanovës, me gjasë po afrohet lirimi i tyre!?

Pas një kohe të gjatë, si duket po vjen një lajm i mirë për pjesëtarët e Grupit të Kumanovës. Më 29 nëntor është caktuar seanca e parë gjyqësore në Gjykatën e Apelit për pjesëtarët e këtij grupi. Rasti hapet në shkallë të dytë pas ankesës që bënë avokatët mbrojtës, të pakënaqur nga gjykimet drakonike të shqiptuara ndaj pjesëtarëve të grupit nga Gjykata Penale në shkallë të parë.
Avokati Naser Raufi thotë për Gazetën Lajm se gjykimi në shkallë të dytë fillon me rastin e Sulejman Osmanit, i dënuar me dënim të përjetshëm.
“Më 29 nëntor është caktuar seanca e parë vetëm kundër Sulejman Osmanit. Rasti i tij është ndaras prej tjerëve, sepse ai u ekstradua nga Kosova dhe u dënua në proces të veçantë gjyqësorë. Shpresoj se rasti kundër pjesës tjetër të grupit do të fillojë në muajin dhjetor”, thotë Raufi.
Sikurse mbrojtja, ashtu edhe ekspertët janë të bindur se të mëdha janë gjasat që Gjykata e Apelit ta rikthejë rastin në rigjykim në shkallë të parë, sepse herën e parë janë bërë shumë lëshime, për shkak se procesi në pjesën më të madhe të tij, është zhvilluar nën presion të politikës së qeverisë së kaluar.
Sipas ekspertëve, tani kur dy shtyllat kryesore të qeverisë së kaluar janë dobësuar (VMRO-DPMNE po shpartallohet dita ditës si parti, kurse BDI ka mbetur nga 20 me vetëm 10 deputetë), pritet që politika të qëndrojë sa më larg rastit dhe drejtësia të dalë në shesh.
“Nëse rasti kthehet në rigjykim në shkallë të parë, atëherë pjesëtarët e Grupit të Kumanovës duhet të lirohen sepse kanë kaluar më tepër se dy vite”, thekson Raufi.

Marketing

Lista e të dënuarëve të Grupit të Kumanovës:

Personat e dënuar me burg të përjetshëm
Andi Krasniqi – Malisheva
Demë Shehu
Fadil Fejzullahu
Nasuf Zeqiri
Valdet Zekaj
Beg Bajra
Fejzulla Rushitovski

Personat e dënuar me nga 40 vjet burg
Sami Ukshini – Sokoli
Esat Kafegjolli
Adrian Bujari
Shefqet Hallaqi
Enver Hoxha-Kllajn
Bajram Elshani
Nexhmedin Lika
Rufki Dogani
Betim Kabashi
Lirim Krasniqi
Sevdail Miftari
Fatmir Reçica
Genti Sefaj

Personat e dënuar me nga 20 vjet burg
Fadil Elshani
Lirim Demiri
Hajrush Abdia
Lendrit Rrustemaj
Mirsad Qerimi
Kenan Iseini

Personat tjerë të dënuar
Ragmi Latifi, 18 vjet burg
Irfan Lutfiu, 14 vjet burg
Sadudin Abdullahu 14 vjet burg
Arsim Bajrami 13 vjet
Elham Arifi 13 vjet
Musadik Pajaziti 12 vjet
Ebib Alimi 12 vjet
Në mungesë të dëshmive gjykata liroi nga të gjitha akuzat katër persona
Personat e liruar
Ibrahim Murtezani
Besnik Bajrami
Besnik Ajdini
Fazli Osmani
Shqiptimin e dënimit nuk e patën pritur të gjithë të akuzuarit, pasi paraprakisht lëshuan sallën. Në fillim të seancës, mbi 30 të akuzuarit u ngritën në këmbë thanë se nuk janë terroristë, kënduan himnin kombëtar, brohoritnin “UÇK UÇK”. Pjesëtarët e grupit të Kumanovës akuzuan politikanët shqiptarë për tradhti. Shumica e të dënuarve janë shtetas të Kosovës, të cilët edhe llogaritët si organizatorët të ngjarjeve tragjike në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Në luftimet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në lagjen e trimave në Kumanovë ishin vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarët të grupit të armatosur.