Vrasja e Khashoggi, princi saudit: Krim i pajustifikueshëm

Për herë të parë princi i kurorës saudite Mohammed Bin Salman ka folur për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Marketing

Princi e ka quajtur si “të tmerrshme”, ndërsa premtoi se do të vërë para drejtësisë përgjegjësit. Në konferencën e samitit të Iniciativës për Investime ne Riad Salman deklaroi “krimi ishte i dhimbshëm për të gjithë sauditët e për çdo njeri në botë”.
“Arabia Saudite do të zbatojë të gjitha rregullat e nevojshme dhe do të hetojë thellësisht në mënyrë që të arrijë rezultate. Dhe do të sjellë para drejtësisë ata që ishin përgjegjës për këtë krim të urryer dhe ata do të vendosen para gjykatave. Nuk ka dyshim. Ne e dimë se shumë po përpiqen të përdorin këtë gjë të dhimbshme por drejtësia do të shihet në fund”.

Më herët Kreu i Shtëpisë së Bardhe deklaroi nga zyra ovale se ai që qëndron pas komplotit, do të jetë në telashe të mëdha.