Konferencë, pengesat e administratës publike

Nën organizimin e Qendrës për shërbime shtetërore nga Astana, së bashku me Ministrinë për Shoqërinë Informatike dhe Administratën sot dhe nesër në Shkup do të mbahet konferencë me temë “Pengesat bashkëkohore në administratën publike dhe roli i partneritetit për arritjen e zgjidhjeve”.

Marketing

Qëllimi i konferencës është që të forcohet roli i partneritetit për tejkalimin e pengesave bashkëkohore përmes prezantimit të praktikave të vendeve, si dhe bashkëpunimi për përparimin e shërbimeve shtetërore.

Fjalime do të ketë edhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike Jahi Jahija, drejtori i Shkollës rajonale për administratë publike Ratka Sekullviq, dhe përfaqësues të menaxhmentit financiare të “Sigma-Oecd”.