Kuvendi i Shqipërisë shqyrton mbylljen e kazinove, opozita vazhdon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë pritet që sot të diskutojë dhe votojë ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit. Drafti i propozuar nga qeveria, i ndryshuar nga Komisioni i Ekonomisë, parashikon mbylljen e të gjitha pikave të basteve, kazinove, bingove, garave në pistë dhe çdo lloj basti të organizuar. Gjithashtu parashikohet edhe ndalimi I bixhozit online në distance.

Marketing

Kryeministri Edi Rama thekson se “ligji ndalon bixhozin, kazino, baste sportive, baste për gara qensh, kuajsh, luftëra gjelash, off apo online, pa asnjë përjashtim”.Kreu i qeverisë ka bërë me dije se se gjithashtu sot në Kuvend do të flasë edhe për opozitën, e cila qysh prej nisjes së sesionit të ri parlamentar vazhdon të ketë një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin, transmeton ATSH.

“E po nesër dhe ca fjalë për Lloto Opozitën e për bastet e gjysma gjelave të kazanit politik të baltës së shpifjeve e të akuzave”, deklaron Rama.