Khabibi dhe McGregori marrin një lajm shumë dëshpërues

Dënimi për Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov është zgjatur nga Komisioni Atletik i Shteti të Nevadas, pas dënimit që morën si pasojë e përleshjes më 7 tetor.

Marketing

Pasi triumfoi ndaj irlandezit, Khabibi e kërceu oktogonin dhe filloi të përleshet me ekipin e kundërshtarit të tij, transmeton Gazeta Express.

Komisioni ka vendosur që t’ia marrë rusit gjysmën e parave të fituara nga meçi, ndërsa për gjysmën tjetër do të vendos në dhjetor.

Të dy sportistët u suspenduan deri më 16 tetor, mirëpo Komisioni ka votuar që dënimi të zgjatet deri në takimin e radhës të Komisionit, atëherë kur do të sqarohet dhe të zgjidhet problemi.