Deputetët e LSDM-së po bëjnë përpjekje për kyçjen e VMRO-DPMNE-së në procesin e përgatitjes së amendamenteve kushtetuese.
Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev tha se negociatat janë të rënda, pasi nuk ka vullnet të mirë nga ana e grupit palamentar të VMRO-DPMNE-së.
“Do të presim edhe disa ditë dhe nëse nuk ka përgjigje, atëher sigurisht qeveria do t’i dorëzojë amendamentet në Kuvend, të cilët do të përgatiten me përfshirjen e deputetëve tjerë”, tha Tuntev.
Ai shtoi se do të bisedohet edhe me deputetët e Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët të cilët insistojnë që të dorëzojnë amendamente për gjuhën shqipe dhe pozitën e shqiptarëve në Kushtetutë.