Hapjen e Kushtetutës, me qëllim ndryshimin e emrit, disa nga partitë shqiptare duan ta përdorin dhe “fusin” amandamentet e tyre, të cilat pjesërisht janë zgjidhur përmes ligjeve. Kjo është vetëm për poena politike dhe është jashtë frymës së Marrëveshjes së Ohrit, thonë analistët.
Amandamentet në Kushtetutë, të paraqitura nga politikanët Bilall Kasami dhe Ziadin Sela si propozim, bëhen për pikë politike nga elektorati shqiptar, thonë analistët. Sipas shpjegimit të paraqitur në Qeveri, katër amendamentet e Kasamit i referohen zbatimit të plotë të propozimit të amendamentit kushtetues origjinal, i cili iu dorëzua Parlamentit në vitin 2001. Por analistët thonë se kërkesat e tilla shkojnë përtej frymës së Marrëveshjes Kornizë, veçanërisht pasi disa prej tyre tashmë janë në përputhje me ligjet.
“Unë mendoj se këto nuk kanë të bëjnë aspak me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Marrëveshja e Ohrit është e qartë dhe ato amandamente, nëse nuk gënjej, ishin 19, janë pjesë e Kushtetutës. Për të rihapur Kushtetutën ose për të përmirësuar Marrëveshjen e Ohrit, duhet të keni një proces të bindjes së shumicës së deputetëve që do të votonin për këto ndryshime, prandaj është pak logjike që të përpiqeni t’i kaloni këto kërkesa në këtë moment kur të gjithë forcat, të gjitha përpjekjet janë të përqendruara dhe të çojnë në zgjidhjen e një problemi ndërshtetëror, e jo të problemeve që mund të preokupojnë ose po shkaktojnë partitë politike, kurse i referonehn regullimit të brendshëm”, thotë analisti politik Xhabir Deralla.
Ish-Kryetari i Parlamentit Tito Petkovski thotë se vështirësia e procesit me këto kërkesa është jo korrekte, sepse tashmë janë shlyer kërkesat që nuk duhet të konsiderohen si në frymën e Marrëveshjes Kornizë.
“Jo, jo, absolutisht. Nga ajo që është shkruar taksativisht dhe çfarë është në frymën e Marrëveshjes Kornizë, kjo del jashtë sajë. Këto janë kërkesa, vetëm si një qëndrim populist ndaj elektoratit të këtyre, të dy partive politike që duan të marrin disa pikë politike në kurriz të progresit të Republikës së Maqedonisë në këtë moment dhe asgjë tjetër”, thotë Petkovski.
Neziri shton se kërkesat që shkojnë përtej temës dhe nuk mund të paraqiten gjatë hapjes tematike të Kushtetutës, sepse dy të tretat e votave në Kuvend i referohen në mënyrë specifike propozimit të qeverisë për pranimin e ndryshimeve kushtetuese vetëm si pjesë e zbatimit të marrëveshjes së Prespës.
Petkovski interpreton veprimin e Selës dhe Kasamit si një lloj hakmarrjeje politike.
“Fushata që u zhvillua në raundin e dytë të BDI-së dhe LSDM-së për zgjedhje të kryetarëve të komunave ka lënë gjurmë në marrëdhëniet midis Qeverisë dhe Aleancës dhe mendoj se po ndodh edhe me Kasamin nëse ishin në qeveri, nuk besoj se kërkesa të tilla do të dorëzonin tani”, thotë Petkovski.
Sidoqoftë, Neziri beson se kërkesat janë një përpjekje për të delegjitimizuar partitë shqiptare që janë pjesë e qeverisë dhe pjesë e procesit. REL.