KRRE sot përcakton çmime të shërbimeve të ujit në disa komuna

Me përcaktimin e çmimeve për shërbimet e ujit në nëntë komuna, Komisioni Rregullator Energjetikë në seancën e sotme përgatitore e filloi serinë e seancave përgatitore me të cilat gjatë tre javëve të ardhshme pritet që të përcaktohen çmimet për 37 komuna të Maqedonisë me më pak se 10 mijë banor.

Marketing

“Gjatë periudhës së kaluar KRRE-ja pranoi kërkesa nga ndërmarrjet publike komunale nga 36 komuna dhe për ata gjatë periudhës në vazhdim do të duhet t’i sjellim të gjitha tarifat e ujit. Presim kërkesë për përcaktimin e tarifave të ujit edhe nga komuna Lozovë. Gjatë dy deri tre javëve të ardhshme do të sjellim gjithsej 71 vendime për tarifat e ujit për furnizim me ujë, për kullimin e ujërave të zeza dhe pastrimin e ujit. Në këtë seancë përgatitore do të shqyrtohen kërkesat nga komunat: Dellçevë, Demir Kapi, Jegunovcë, Mavrovë, Zrnovcë, Makedonska Kamenicë, Tearcë dhe Karbincë”, tha kryetari i KRRE Marko Bislimovski para fillimit të seancës përgatitore.

Theksoi se pret që këshillat e të gjitha komunave të sjellin vendime në afatin e paraparë dhe shtoi se kanë të drejtë për të përcaktuar një çmim ndryshe për amvisëritë dhe për përdoruesit e tjerë komercialë.

“Këshilli i komunës mund të thuhet, çmimi i amvisërive do të mbetet i njëjtë, ndërsa në llogari të asaj çmimi i përdoruesve të tjerë, gjegjësisht për objektet komerciale do të rritet. Përvojat tona të deritanishme tregojnë se ka qasje të ndryshme në komunat ku tashmë zbatohen vendimet e KRRE-së, por pres që rritja e çmimit të jetë minimale me qëllim që të mbahet infrastruktura e furnizimit të ujit dhe të mundësohen investime të reja dhe zgjerimi i përfshirjes me përdorues të ri”, potencoi Bislimovski.

KRRE-ja vitin e kaluar solli 76 vendime për të gjitha komunat në vend të cilat kanë 10 mijë banor edhe për Qytetin e Shkupit. Në setin e fundit të vendimeve KRRE-së do të përfundojë me detyrimin për përcaktimin e tarifave të ujit për periudhën e rregulluar nga viti 2019 deri në vitin 2021 për komunat e Maqedonisë.