Gjykimi për “Monstrën” vazhdon më 12 nëntor

Gjykimi për vrasjen e pesëfishtë afër liqenit të Smillkovës më 12 prill të vitit 2013 vazhdon më 12 nëntor, pasi në seancën e sotme deklarata kanë dhënë ekspertë të punësuar në laboratorin për ADN pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Marketing

Lënda “Monstra” në shkurt të këtij viti nisi nga fillimi dhe ende është në procedurë dëshmuese. Familjet e të akuzuarve sot reaguan për ritmin me të cilin zhvillohet lënda, ndërsa prokurorja Fatime Fetai kërkoi nga gjykata të dëgjohen edhe ekspertët tjerë të thirrur si dhe të caktohen më shumë seanca njëherit. Gjykata në këtë u përgjigj se salla e gjykimit është e zënë dhe nuk ka orare të lira dhe caktoi seanca të ardhshme më 12 dhe 19 nëntor.

Në seancën e sotme dëshmi kanë dhënë dy ekspertë të punësuar në MPB, të cilët kanë punuar në DNK analizën e ekzemplarëve nga brendia e automjetit “opel omega”.

Eksperti i parë sqaroi se gjatë kryerjes së kontrollit në brendinë e automjetit nuk janë gjetur gjurmë që mund të shihen me sy, prandaj janë qasur drejtë zbulimit të gjurmëve me origjinë biologjike prej më shumë vendeve në automjet.

“Pas analizave të realizuara të ADN-së janë fituar katër profile të ADN-së. Këto gjurmë janë përzierje e profileve të ADN nga një burrë dhe një grua”, deklaroi eksperti.

Eksperti i dytë, tha se profilet e ADN të fituar, pastaj janë vendosur në bazën e ADN për kërkim dhe kanë ardhur në përfundim se profili i ADN-së së Alil Demirit është identik me profilin ADN-së të marrë nga ulësja e prapme e djathtë e automjetit “opel omeg”.

“Vlerësoj se nuk është e mundur që në çfarëdo qoftë mënyre gjatë ekspertizës të bëhet manipulim i profileve të ADN-së” tha eksperti dhe shtoi se , siguria e përputhjes forenzike është e atillë që 99,9999999998% e popullatës tjetër të botës përjashtohet nga mundësia që të jetë donues i këtij profili të ADN-së.

Në fillim të seancës, prokurorja e PSP-së Fatime Fetai, kërkoi nga Gjykata të përgjigjet deri ku ka arritur procedura për ekstradimin e të akuzuarve Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq nga Kosova.

Gjykatësi Ognen Stavrev, tha se ka marrë përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes dhe kërkoi që Prokuroria ta lexojë. Në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë thuhet se është kërkuar ekstradim i Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit nga Kosova, por se ende nuk ka përgjigje.

Për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës më 12 prill të vitit 2012, kur janë vrarë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski,me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor të vitit të kaluar i liroi nga burgu të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Azirin dhe ua shqiptoi masat e kujdesit. Pas shfuqizimit të aktgjykimit, lëndën “Monstra” e mori Prokuroria Speciale dhe lënda u kthye për rigjykim.