Nga gjashtë instrumentet që posedon Shkupi për matjen e grimcave PM10 në ajër, aktualisht jashtë funksionit janë dy, gjegjësisht në pikën matëse në Gazi Babë dhe Lisicë, për shkak të problemeve teknike.
Pas menjanimit të problemit, ato do të fillojnë me punë dhe do të përfshihen në sistemin e matjes sa më shpejtë të jetë e mundur, njoftojnë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.