Ahmeti – Koja: Të përkushtuar për rrumbullakësim të procesit integrues

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur në selinë e BDI-së në Tetovë, shefin e misionit të OSBE në Shkup, Ambasadorin Klemens Koja.

Marketing

Bashkëbiseduesit diskutuan për situatën politike në vend, ndryshimet kushtetuese, reformat si dhe Marrëveshjen e Ohrit.

Kryetari Ahmeti u shpreh i kënaqur nga përkrahja për ndryshimet kushtetuese në Kuvend që mundëson zbatim të marrëveshjes së Prespës dhe sjellje të vendit edhe një hap më afër NATO-s dhe BE-së.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vijojë përpjekjet për rumbullakësim të procesit integrues si prioritet absolut jo vetëm i BDIsë, por edhe i të gjithë qytetareve.

Ahmeti gjithashtu foli për përkushtimin e tij dhe të BDIsë për reforma sistemore dhe sundim të ligjit si një nga kushtet kryesore nga negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në takim gjithashtu u fol edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit si një nga dokumentet themeluese të shtetit tonë.

Marketing