Artin Spahiu atakon “MUKI”-in: “Macja nën sofrën” e LSDM-së, mundohet të zë vend në opinion përmes atakimit të BDI-së”

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri, në emisionin e fundit në 1TV, me Jadranka Kosova, i cili lëshoi sër akuzash nda BDI-së, dhe VMRO-së, vjen menjëhër reagimi i analistit Artin Spahiu.

Marketing

Ai në përgjigjen e tij ndaj nënkryetarit të partise LSDM-më, njokohësisht edhe deputet, Muhamed Zeqiri i kundërpërgjiget Muhamed Zeqirit – “Mukit”, duke e pyetur atë se pse pranoi nga partia e tij, për ministra dhe funksionarë publik të propozohen kuadro dhe biznesmenë që ishin kuadro dhe përfitues në forma korruptive të asaj VMRO kriminale.

Në vijim postimi i plotë të analistit , Artin Spahiu

“Po pse pranoi që të bëjë aleancë me Sashon, si dhe kryekriminelët dhe kastën më të kriminalizuar të VMRO-së, me ata që direkt dhe indirekt kanë qenë përgjegjës për gjitha krimet që VMRO përi në kurriz të qytetarëve?!.

Paska folur prap Muki! Paska kritikuar përsëri BDI-në me retorikën e para dy viteve, kur u bë bashkë me “djajtë” dhe gjithë kriminalitetin shqiptar, të dirigjuar nga struktura të errëta antishqiptare për të sulmuar BDI-në. Ai paska thënë se, BDI na qenka “e keqja e nevojshme”. Sa pa sens! Sa e ulët që një politikan të pranojë se për të ardhë dhe ndenjur në pushtet, duheshka të bësh aleancë edhe me të keqen! Tani, si “macja nën sofrën” e LSDM-së, si figurë e dyshimtë për arsye të kërkresave dhe intervenimeve të tij vetëm në dobi të kriminalitetit që rrethon, mundohet të zë vend në opinion përmes atakimit të BDI-së. Me këta veprime anakronike, Muki nuk kthen dot autoritetin e tij në LSDM, se te shqiptarët s’e ka pasur kurrë, por vetëm zhyt veten edhe më shumë në llumin e idiotsisë. Po Muki pasi qenka kaq i ndershëm, pse pranoi nga partia e tij, për ministra dhe funksionarë publik të propozohen kuadro dhe biznesmenë që ishin kuadro dhe përfitues në forma korruptive të asaj VMRO kriminale? Po pse pranoi që të bëjë aleancë me Sashon ,si dhe kryekriminelët dhe kastën më të kriminalizuar të VMRO-së, me ata që direkt dhe indirekt kanë qenë përgjegjës për gjitha krimet që VMRO përi në kurriz të qytetarëve?!

Pas kësaj, Mukit nuk dua që t’i them asgjë, sepse e pa veten shumë mirë në Dibër, kur erdhi në fushatë për Referendumin dhe kur ngeli me 20 njerëz në shesh, se sa e duan atë shqiptarë, por vetëm një gjë dua t’ja them: Faleminderit që përmes ofertave që u bëtë kriminelëve dhe i morrët në LSDM, dekriminalizuat të gjitha partitë shqiptare!

P.S. Ndoshta nuk jam niveli i Mukit dhe nuk më takon që unë t’i përgjigjem, pasi ka shumë të niveleve të larta në BDI që duhet të merren dhe t’i përgjigjen atij, po ja që unë i “fus turinjtë” ku s’më duhet 😂😂😂. Aha harrova! Te ne, kur nuk kemi guxim që të përballemi me akuzat, përdorim një thëni : Nuk merrem me atë, nuk dua ta faktorizoj.

Po po, nga ajo mbajtje niveli dhe mos dhënie përgjigje apo demantuar, në 2016 lejuam që ç’do idiot të flet për BDI-në, të shpif, të gënjejë, të formojë opinion publik dhe të arrijmë nga 20 deputetë në 10.”, ka shkruar në profilin e tij të rrjetit social Facebook, analisti Artin Sphaiu.

Marketing