VMRO-DPMNE i dorëzoi LSDM-së kopje nga Raporti për rezultatet e referendumit

VMRO-DPMNE sot deri te selia e LSDM-së dorëzoi kopje nga Raporti për rezultatin përfundimtar të referendumit më 30 shtator të publikuar në Gazetën zyrtare të vitit 2018, ku siç deklaroi zëdhënësi i partisë Naum Stoillkovski, qëndron se vendimi për pranimin e Marrëveshjes së Prespës për eurointegrime të mëtejme nuk është miratuar sepse nuk kanë votuar më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore.

Marketing

“Kjo do të thotë se më shumë se gjysma e votuesve pavarësisht ryshfetit, kërcënimeve, shantazheve dhe manipulimeve, e kanë refuzuar marrëveshjen kapitulluese. Në këtë rast, sipas Kushtetutës, pushteti duhej, potencoj duhej ta braktis marrëveshjen dhe për shkak dështimit të politikës së saj, të shpall zgjedhje. Gjithçka pas 30 shtatorit është përdhunim shtesë i demokracisë, përdhunim i qytetarëve, përdhunim i shtetit”, deklaroi Stoilkovski.

Sipas tij, Maqedonia nuk do të bëhet anëtare e BE-së derisa nuk sanksionohen shantazhet.

Marketing