Pacolli: Jam i gatshëm të ofroj aeroplanin tim privat për Shakirën

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ditë më parë kishte bërë të ditur që Shakira është këngëtarja e mundshme që o të performojë në hapjen e urës së Ibrit.

Marketing

Bahtiri kishte konfiruar se asaj i është bërë ftesë zyrtare vetëm se pritet përgjigja e menaxhmentit.

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë që përfaqësues të ekipit të tij dhe menaxhmentit të Shakirës janë ende në bisedime për çështjen e koncertit.

“Ardhja e saj pa pagesë është një dëshirë e shprehur nga kryetari Bahtiri, por unë nuk besoj se mund të ndodh diçka e tillë, pasi çdo gjë ka koston e vet. Mirëpo, ne jemi të gatshëm që në bashkëpunim edhe me donatorët, të përmbushim çdo aspekt ekonomik, që të mundësojmë ardhjen e saj në Kosovë”, tha Pacolli.

Madje, Pacolli është shprehur i gatshëm të ofrojë aeroplanin e tij privat ashtu sikurse për Duan dhe Ritën.

“Edhe nëse është këngëtarja ajo që vendos të vijë pa pagesë, ka plot shpenzime që duhet mbuluar menaxhmentin e saj, duke llogaritur këtu orkestër dhe gjithë stafin e nevojshëm. Ndërkohë për udhëtimin nuk është edhe shumë problem, pasi si për Duan dhe Ritën, jam i gatshëm që të ofrojmë udhëtimin me aeroplanin tim privat”, ka theksuar Pacolli.

Marketing