Thënie inspiruese për jetën

Woman feeling free in a beautiful natural setting.

Për dikë thëniet mund të ndihmojnë shumë.
Kjo pasi ato pasurojnë mendjen e njeriut, duke u inspiruar për shumë gjëra në jetë.

Marketing

Më poshtë ua sjellim disa nga më të ndryshmet:

Kam mësuar që njerëzit do ta harrojnë çfarë the dhe çfarë bëre, por kurrë se si i bëre të ndihen – Maya Angelou.

Para se t’i vendosësh përgjegjësi dikuj, më mirë është t’i japësh besim për ta ndihmuar – Booker T Uashington.

Çfarëdo që mendja e njeriut mund të konceptojë dhe besojë, mund ta arrijë – Napoleon Hill.

Kam gabuar në 9000 gjuajtje në karrierën time. Kam humbur 300 ndeshje. 26 herë më është besuar gjuajtja e fundit dhe e kam gabuar. Kam dështuar mijëra herë në jetë dhe kjo është arsyeja pse arrita të kem sukses – Michael Jordan.

Mos u përpiq të kesh sukses, por përpiqu të jesh një vlerë – Albert Einstein.

Gjëja më e vështirë është vendimi për të vepruar, pjesa tjetër është thjesht këmbëngulje – Amelia Earhart.

Përcaktimi i qëllimit është fillimi i arritjes – Clement Stone.

Çdo lëvizje më sjell më afër qëllimit tim – Babe Ruth.

Jeta nuk është të marrësh dhe të kesh, është të japësh dhe të jesh – Kevin Kruse.

Jeta është ajo çka të ndodh ndërkohë që ti je i zënë duke bërë plane të tjera – John Lennon.

Ne bëhemi çfarë mendojmë – Earl Nightingale.

Jeta është 10% ajo që më ndodh mua, dhe 90% se si unë reagoj – Charles Suindoll.

Mënyra më e zakonshme se si njerëzit i dorëzojnë fuqitë e tyre është se mendojnë që nuk kanë – Alice Walker.

Mendja është gjithçka. Çfarë mendon bëhesh – Buda.

Koha më e mirë për të mbjellë një pemë është para 20 vitesh.

Koha e dytë më e mirë është tani – Proverbë kineze.

Një jetë e pakontrolluar nuk ia vlen të jetohet – Sokrati.

80 përqind e suksesit është të tregosh që vlen – Woody Allen.

Jeta jote është e limituar, kështu që mos e shpenzo duke jetuar jetën e dikujt tjetër – Steve Jobs.

Çdo fëmijë është artist. Problemi është si të vazhdosh të mbetesh artist kur rritesh – Picasso.

Ti e bën ditën tënde ose ajo të drejton ty – Jim Rohn.

Çfarëdo që e mendon ta bësh apo e ke ëndërr, filloje. Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda – Johann Volfgang von Goethe.

Hakmarrja më e mirë është suksesi masiv – Frank Sinatra.

Shko me besim drejt ëndrrave tua. Jeto jetën që kishe imagjinuar – Henry David Thoreau.

Kur të takoj Zotin në fund të jetës sime, shpresoj të mos më ketë ngelur asnjë pikë talent dhe t’i them, e përdora të gjithë atë që më dhe – Erma Bombeck.

Shumë gjëra t’i kap syri, por ndiq ato që të kap zemra – Proverb indiane.

Beso që mundesh dhe je në gjysmë të rrugës – Theodore Roosvelt.

Rrëzohu 7 herë dhe ngrihu 8 – Proverb japoneze.

Çdo gjë ka bukuri, por jo të gjithë kanë sy të shohin – Konfuci.

Marketing