Vrasja e ekstremistit grek, reagon Athina: Presim sqarime nga Shqipëria

Ministria e Jashtme ka reaguar pas vrasjes së grekut në fshatin Bularat në Gjirokastër, pasi nuk iu bind urdhrit për t’u dorëzuar.

Marketing

Ndër të tjera Athina kërkon nga autoritetet shqiptare sqarimin e plotë të rrethanave të vrasjes së 35-vjeçarit grek, që është pjesë e ushtrisë.

“Dyshohet se Konstantinos Kacifas hapi zjarr me një kallashnikov ndaj makinës së policisë shqiptare, e cila ishe në operacion për arrestimin e tij. Shprehim keqardhjen tonë të thellë për vdekjen shtetasit grek, ngushëllime për familjen. Në çdo rast, është e papranueshme humbja e një jete. Ne presim që autoritetet shqiptare të sqarojnë plotësisht rrethanat në të cilat u vra shtetasi grek dhe më pas do të marrim masat e duhura menjëherë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Konstantinos Kacifas u ekzekutua nga RENEA sot pasdite në Bularat, pasi nuk iu bind urdhrit për tú dorëzuar. Ai kishte hyrë në Shqipëri në datë 2 tetor, ndërsa kishte vendosur disa flamuj grek në fshatin e Gjirokastrës në kuadër të festës greke.