Një autobus i Armatës së Republikës së Maqedonisë sot në mëngjes, rreth orës 6:30 u përfshi nga flakët. Autobusi ishte duke lëvizur nga Probishtipi drejtë kazermës së Ilindenit në Shkup. Nuk ka të lënduar, ndërkaq është shkaktuar vetëm dëm material.
Rastin e konfirmuan nga SPB Shtip, ndërsa nga Ministria e Mbrojtjes paralajmëruan se së shpejti do të dalin me kumtesë për rastin.
Autobusi ishte përplot me ushtarë kur shpërtheu zjarri.