Deputetët e dëbuar nga VMRO-DPMNE-ja kanë njoftuar kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi se do të veprojnë si grup i pavarur i deputetëve.
Deputetët kanë kërkuar që grupi parlamentar të emërtohet “Grupi i Deputetëve të Pavarur të VMRO-DPMNE-së të koalicionit për një Maqedoni Evropiane”.
Sipas dokumentit në fjalë, shefi i grupit parlamentar do të jetë Elizabeta Kamçevska Milevska.