Kryeministri Zoran Zaev dhe ekipi qeveritar do t’i shqyrtojnë draft-amendamentet e Kushtetutës së propozuar nga Grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-se dhe koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”
Zaev pasdite pas takimit në Parlament me tetëmbëdhjetë deputetët e këtij grupi, në të cilin ishin të pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, tha se të premten do të ketë edhe një takim me tetë deputetë, të cilët i kanë mbështetur ndryshimet kushtetuese, si dhe se vazhdojnë konsultimet për draft-amendamentet me deputetët tjerë nga shumica, por edhe nga BESA dhe Aleanca për Shqiptarët.
Në takim është bërë fjalë edhe për formimin e trupit koordinues për pajtim në të cilën tre anëtarë do të ishin nga grupi i ri i deputetëve, si dhe koordinatorët e grupeve tjera të deputetëve.
”Mund të konstatoj se në këtë pjesë të debatit për projekt-amendamentet kemi gjetur drejtime konkrete që na janë dhënë neve si hartuar të draft-amendamenteve dhe për pjesën e përforcimit të identitetit të Maqedonisë dhe në pjesën e garancisë se procesi do të shkojë më tej dhe nuk do të bllokohet, respektivisht garancia se amendamentet kushtetuese do të hyjnë në fuqi me ratifikimin e marrëveshjes në Parlamentin grek, por edhe në pjesën e zbatimit të brendshëm si emri i ri do të fillojë të zbatohet”, tha Zaev.