Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi dënon praktikat diskriminuese të restoranit “Portofino Osteria dhe Bar” të cilët kanë kufizuar hyrjen në restorant të grave të cilat kanë veshur veshjen tradicionale myslimane, njoftuan nga rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi.
Më 14 shtator, deri te Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut është paraqitur një palë, e cila ka raportuar diskriminimin në bazë të fesë dhe besimit fetar në hyrje në restorantin “Portofino Osteria dhe Bar”. Gruaja e mbuluar, së bashku me dy miq, u përpoqën të hynin në restorantin “Portofino Osteria dhe Bar”, ku hyrja e tyre ishte e kufizuar me arsyetimin se atyre nuk mund t’iu shërbehet pa rezervuar paraprakisht. Në momentin kur ata u përpoqën të hynin në restorant, gruaja që është ankuar ka mbajtur hixhab, ndërsa mikeshat e saj nuk kishin mbulesë.
Njerëzit u larguan nga restoranti, ku dhjetë minuta më vonë, njëra nga mikeshat u kthye në restorant dhe pa asnjë problem mori një tavolinë pa rezervuar aspak. Ajo u përpoq për të gjetur arsyen se pse nuk iu lejua të futej në restorant shoqes së saj që mbante hixhabin dhe nëse restoranti ndalon hyrjen e grave dhe vajzave të veshura me mbulesë, për cçka nuk ka marrë përgjigje dhe u larguan.
Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut paraqiti një ankesë në Komisionin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, për të cilin rast ende procedura vazhdon. Rrjeti nga mbrojtja kundër Diskriminimit i bën thirrje Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi, brenda kompetencave të saj të hetojë, të konfirmojë diskriminimin në bazë të fesë dhe besimeve fetare, t’i rekomandojë restorantit që të eliminojë shkeljen e së drejtës në të ardhmen dhe të ndalojë praktikat diskriminuese për gratë e përkatësisë fetare muslimane që bartin veshje tradicionale muslimane.