Në Gjykatën Penale në Shkup është caktuar seancë për rastin ‘TNT’ të PSP-së. Në seancën e sotme pritet të prezantohen provat tjera të PSP-së për këtë rast.
Për lëndën TNT, mes të akuzuarve është edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri për Transport dhe Lidhje Mile Janakieski si dhe ish kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.
Sipas akuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale nga urrejtja politike me rrënimin e kompleksit “Kozmos” të Fijat Canoskit.