Gjendet i vdekur futbollisti Daniel Correa Freitas

Brazili është nën shok pasi është gjetur i vdekur futbollisti, Daniel Correa Freitas.

Marketing

Siç kanë njoftuar autoritetet braziliane të hënën, mesfushori 24 vjeçar i klubit të njohur Santos, tek kufoma e të cilit janë gjetur prerje tek organet gjenitale.

Trupi i tij është gjetur të shtunën njoftojnë autoritetet, shkruan eurosport.de, përcjellë Klan Kosova.

Në nderim të futbollistit të tyre edhe klubi i Santosit stërvitjet i filloj me një minut heshtje.

Correa Freitas ishte në huazim tek klubi i divizionit të dytë Esporte Clube Sao Bento.

Karrierën si profesionist e nisi në vitin 2013, me Botafogon.
Për shkak të aftësive të tij të Driblimit, ai kishte nofkën “ Daniel Messi “.

Marketing