Autoritet bullgare u deklaruan se kanë nisur hetim për manipulimin e madh të administratorëve shtetëror që kanë shitur vërtetime për prejardhje bullgare personave nga vendet që janë jashtë Bashkimit Evropian ku ata kanë marrë pasaporta dhe shtetësi bullgare.
Mediat bullgare njoftojnë se kryesisht janë shtetas të Maqedonisë, Ukrainës dhe Moldavisë dhe kanë paguar 5000 euro për vërtetim të rremë, me çka kanë marrë dokumentet e nevojshme bullgare. Ekziston dyshimi se në këtë mënyrë për një javë janë nxjerr nga 30 deri në 40 pasaporta, dhe nuk dihet ende se kur kanë filluar këto veprime ilegale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bullgaria në vit ndan rreth 10.000 dokumente për të huaj. Tashmë për një kohë të gjatë në vend ka debat për kriteret e vërtetimit të prejardhjes bullgare. Njëherë ishte e mjaftueshme vetëm të jepet deklaratë, por nga 1 maji i vitit 2017, Sofja kërkon dokumente që kërkojnë prejardhje bullgare të prindërve apo nga gjyshërit apo stërgjyshërit
Alsat nga burime jozyrtare mëson se sot në mëngjes është shkarkuar edhe shefi i policisë sekrete të Bullgarisë, shkak.