Liga e Turqisë ka filluar që të ketë një qasje tjetër për futbollin, ku vitet e fundit ka tërhequr shumë lojtarë dhe trajnerë, që zgjedhin skuadrat e tyre jo vetëm për të mbyllur karrierën, por tashmë shihet edhe si një trampolinë që të arrijnë në klubet më të mira në Europë.
Një prej tyre ishte Phillip Cocu, i cili para pak orësh ishte në krye të stolit të Fenerbahçe, por pasuesi i tij mund të jetë një trajner edhe më i rëndësishëm. Sipas asaj që raporton, Marca, emri më interesant që mund të zëvendësojë 48-vjeçarin është Zinedin Zidane, i cili në mënyrë të përsëritur ka zbuluar se dëshiron që të fillojë sërish të stërvitë.
Prestigjozja spanjolle, ka hartuar një listë me emrat e mundshëm që mund të vijnë në krye të stolit të Fenerbahçe, mes tyre bie në sy Arsène Wenger, Laurent Blanc, braziliani Zico, Leonardo Jardim dhe Zinedine Zidane. Ky i fundit, shihet si kandidati më potencial për drejtuesit.
Natyrisht, do ishte e vështirë për të besuar se një trajner i cili renditet në listën e më të mirë në botë të zgjidhte një klub skuadër si Fenerbahçe, por sipas “Marca” klubi po e mendon seriozisht të bëjë një përpjekje për një marrëveshje të mundshme me francezin.