Gjatë javëve të fundit Komuna e Çairit është fokusuar në realizimin e disa projekteve të cilat kanë qenë të definuara për t’u kryer në planin financiar për vitin 2018-të. Fjala është për asfaltimin e tërësishëm të rrugës “Dobri Daskallov” në Çairin e Vjetër me gjatësi prej 400 m si dhe ndërtimin e trotuarit të ri përskaj rrugës së asfaltuar me gjatësi prej 400 m dhe gjerësi prej 2m.
Poashtu në rrugën “Ferid Murad” kemi përfunduar me ndërtimin e trotuarit përskaj rrugës kryesore me vendosjen e 310 m² pllaka bekatoni dhe 90 metrave gjatësi të pllakave anësore.
Punimet sot nga afër i kam inspektuar në shoqëri të udhëheqësve të Sektorit për urbanizëm në Komunën e Çairit. Qëllimi i këtyre punimeve është krijimi i sigurisë në rrugë për të gjithë banorët, e në veçanti për nxënësit, lëvizja e së cilëve përgjatë kësaj rruge në të kaluarën ishte e pasigurt.