Kontaktet ndërmjet partnerëve në koalicionin BDI-LSDM janë të përditshme dhe kontakti me kryeministrin Zoran Zaev është gjithashtu i përditshëm dhe vlerësoj se përgatitja e draft-amendamenteve në Qeveri do të jetë koncensuale dhe në frymën e punës në koalicion dhe veprimtarisë në Qeveri, si dhe në Kuvend, deklaroi deputeti i BDI-së, Artan Grubi.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a do të insistojë BDI-ja që në Preambulën e Kushtetutës të vendoset Marrëveshja e Ohrit, ai tha se beson se në Kuvend do të arrijë teksti i konsoliduar i draft-amendamenteve, por jo vetëm ndërmjet LSDM-së dhe BDI-së, por edhe me Grupin e pavarur parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionin “Për Maqedoni Evropiane”. Shprehu bindje se do të rritet numri i deputetëve që në të ardhmen do t’i mbështesin amendamenteve kushtetuese.
Për iniciativat e Besës dhe të Aleancës së Shqiptarëve për vendosjen e propozimeve të tyre në amendamentet kushtetuese, deputeti Grubi thotë se deputetët e tyre kanë shfaqur mosdije në Rregullore, sepse tashmë kanë votuar për atë se çka do të ndryshohet në Kushtetutë.
Grubi nuk beson se do të grumbullohet numër i mjaftueshëm i votave që të mos i merret mandati ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
Gjykata deri te Kuvendi e dërgoi kërkesën për marrjen e mandatit të Gruevskit pas vendimit të plotfuqishëm për dënim me burg prej dy viteve, ndërsa prej sot rrjedh afati pesëmbëdhjetëditor për caktimin e Komisionit parlamentar për çështje mandati dhe imuniteti që duhet të debatojë për këtë çështje, ndërsa pastaj vendimi të konstatohet në seancë plenare.
“Heqja e mandatit të deputetit është me shumicë prej dy të tretave. Nuk jemi të sigurt se a do të ketë sukses kjo sepse për këtë na nevojiten votat e opozitës”, tha Grubi.
Sipas tij, BDI-ja është gjithnjë mbështetëse e të drejtës dhe është partia e parë e cila u ka bërë thirrje institucioneve gjyqësore dhe prokurorive që të hetojnë për funksionarë prej vitit 2002 e deri më tani.
“Vlerësojmë se mbështetja jonë drejtë gjyqësorit të pavarur dhe sundimit të së drejtës nevojitet në Kuvend”, thotë Grubi.
Ligji për amnisti, thotë Grubi, nga BDI-ja ende nuk e kanë parë dhe për këtë është shumë e habitshme që udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së “deri dje bisedonte se janë kundër amnistisë” që sot të dorëzohet ligj me procedurë të shkurtër.
Fadil Zeneli nga Besa, partia e të cilit paralajmëroi propozime për draft-amendamentet në Kushtetutë, sot deklaroi se me detyrë zyrtare materialet e tyre janë dërguar deri te Qeveria dhe se presin nga atje që t’i ftojnë për konsultime.