Një tjetër laborator droge është zbuluar në qytetin e Tetovës. Sot Sektori i punëve të brendshme të Tetovës, gjatë një kontrolli bastisjeje që ka kryer në Lagjen Cetinska në Tetovë, ka zbuluar një laborator për përpunimin e kanabisit dhe vajit të kanabisit.
Gjatë bastisjes, SPB Tetovë bashkë me sektorin kundër krimit të organizuar, kanë konfiskuar rreth katër kilogram drogë të tipit Kanabis Sativa dhe një sasi prej 13 litrash të vajit të kanabis Sativës, transmeton Alsat.
Po ashtu, janë konfiskuar edhe mjete pune të mini laboratorit që ka punuar në këtë lagje.
Për rastin në fjalë është arrestuar personi me iniciale N.I., nga Tetova i lindur në vitin 1964, i cili po mbahet në paraburgim. Në vendngjarje ka dalë edhe prokuroria themelore e Tetovës dhe po punohet për foto dokumentimin dhe zbardhjen e tërësishme të rastit.