Reforma urgjente, ose s’ka pensione!

Mjetet që shteti i ndan për Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor për pagesë të rregullt të pensioneve rriten vazhdimisht, edhe pse të dhënat tregojnë se ndër vite, po rritet numri i përdoruesve të pensionit, por edhe numri i të punësuarve. Ekspertët paralajmërojnë se janë të domosdoshme reformat për arritje të qëndrueshmërisë në sistemin pensional, diçka në të cilën punon edhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Disa prej tyre mendojnë se është e nevojshme rritja e kufirit të moshës, por në kombinim me rritjen minimale të përqindjes për kontributet. Edhe pse paradokohe kishte informacione se bashkësia e biznesit do të kërkojë rritje të kufirit të moshës për pensionim, nga MPPS janë decid se nuk mendojnë për një masë të këtillë.

Marketing

Në dobi të pohimeve se vazhdimisht rriten mjetet nga buxheti për FSPIM, shkojnë edhe të dhënat e ribalancit të propozuar buxhetor për këtë vit, konform të cilit, siç theksojnë nga Qeveria, është parashikuar alokim i mjeteve shtesë në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor, me qëllim të pagesës së papenguar të pensioneve dhe shpenzimeve transitore për shtyllën e dytë pensionale, sigurim të mjeteve shtesë në Fond me qëllim të realizimit të papenguar të së drejtës së mbrojtjes shëndetësore dhe sëmundjeve, si dhe mjete shtesë për Agjencinë për Punësim për pagesë të kompensimit në bazë të papunësisë.

PËR GJASHTË VJET, MBI 30 MIJË PENSIONISTË MË SHUMË

Nëse shihen të dhënat nga Fondi, për shembull, në vitin 2011, burimi kryesor kanë qenë 61.5 për qind e të ardhurave, në të cilat pjesa më e madhe i kanë takuar kontributeve, ndërsa 35.7 kanë qenë mbështetje e drejtpërdrejtë nga buxheti. Atëherë të ardhurat e përgjithshme kanë qenë përafërsisht 44 miliardë denarë. Për dallim nga atëherë, të dhënat e FSPIM tregojnë se në vitin 2017, të ardhura burimore kanë qenë 54.52 për qind, ndërsa ai plotësohet me 43.57 për qind të mjeteve nga buxheti. Lartësia e të ardhurave vitin e kaluar ka qenë 65 miliardë denarë. Vitet e krahasuara, sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, tregojnë se në vitin 2011 ka pasur rreth 642 mijë persona të punësuar, ndërsa në vitin 2017 ka rreth 730 mijë të punësuar. Të dhënat e FSPIM tregojnë se në 2011 ka 281 mijë shfrytëzues të pensioneve, ndërsa në vitin 2017, 312.398 përdorues të pensionit. Shihet se ka rritje të pensionistëve, por rritet edhe numri i të punësuarve. Atëherë shtrohet pyetja se prej ku paraqitet nevoja për më shumë mjete si mbështetje buxhetore për pagesë të pensioneve, nëse i përkasin rritjes së pensioneve ose pagesës më të ulët të mjeteve nga kontributet?

Kuptohet se duhet të vërehet edhe e dhëna se një pjesë e madhe e mjeteve nga kontributet ndahen edhe për të ashtuquajturin shtyllë të dytë pensionale, edhe pse nga ai ende nuk paguhen pensionet, ndërsa vala e parë më masive e pensionimeve pritet rreth 2025-2030. Nga kontributet për FSPIM që arrijnë 18 për qind, 12 janë në FSPIM, ndërsa gjashtë në shoqatat private pensionale. Për momentin, për këtë vit, 6.5 miliardë denarë shkojnë në këto dy shoqata pensionale në nivel vjetor. Sipas të dhënave të MAPAS, në to ka 500 mijë anëtarë, ndërsa mjetet e përgjithshme që akumulohen në këto dy shoqata pensionale nga formimi i tyre deri më tani arrijnë një miliard euro.

Problem për FSPIM të mund të mbledh mjaft mjete nga kontributet e të punësuarve është edhe plakja e vazhdueshme e popullatës, por edhe shpërngulja e të rinjve nga vendi. Edhe pse spekulohet për shifër të madhe të shpërnguljeve nga Maqedonia, asnjë institucion nuk ka shifër të saktë sa me të vërtetë janë larguar. Në tremujorin e parë të vendit, statistika publikoi të dhëna se për herë të parë në historinë e përcjelljes së të dhënave statistikore, numri i të vdekurve u bë më i madh nga numri i të lënduarve.

Për këtë të dhënë flet edhe drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski. “Popullata po plaket, ky është fakt. Nuk plaket prej sot, po plaket 50 vite. Domethënë me atë traditë të ashtuquajtur demografike që ndodhi diku në vitet e 60-ta, gjegjësisht me uljen e numrit të lindjeve në Maqedoni, gjegjësisht me uljen e numrit të fëmijëve në familjet, tashmë intensivisht filloi të zvogëlohet numri i lindjeve. Me këtë, pasardhësit si shtylla e piramidës, demografikisht filloi të bie, ndërsa të zgjerohet në ato pjesë ku gjendet popullata më e moshuar. Ky është proces që zgjat tashmë 50 vite”, tha ai.

Në lidhje me migrimin, Simovski thekson se Maqedonia është zonë e emigrimit dhe jo prej sot apo prej dje, por siç thotë ai, tashmë me shekuj mund të themi se njerëzit kërkojnë ndonjë interes ekonomik jashtë shtetit. Kjo, shton ai, nuk ndalon edhe sot, por përkundrazi, për fat të keq, po intensifikohet dhe, ajo që është më edhe më keq, po shkon popullata më e kualifikuar nga shtetit. “Të rinjtë gjithmonë kanë qenë ata të cilët janë larguar nga shteti. Tani po shkon popullata më e arsimuar, më e shkolluar dhe më e aftë për punë. Së pari humbje e forcës së gjallë, e popullatës, ndërsa e dyta kemi edhe ndikim direkt ndaj natalitetit, sepse popullata e cila duhet ta ndërtojë natalitetin, tashmë nuk është këtu”, thotë ai.

BARRA E REFORMËS TË SHPËRNDAHET NDËRMJET GJENERATAVE

Megjithatë, të dhënat e fundit të ESHS nga publikimi i fundit për emigrime të publikuar në vitin 2017 treguan madje edhe zvogëlim të numrit të personave të larguar. Në vitin 2013 nga vendi janë larguar 945 qytetarë të Maqedonisë, ndërsa në vitin 2017 vetëm 141 qytetarë. Zgjidhja për problemin, sipas Bllagica Petreska nga Instituti për hulumtime ekonomike FINANCE Тhink, është Qeveria të kryejë reformë strukturuese të sistemit pensional. “Barra e reformës të shpërndahet ndërmjet gjeneratave, përmes masave të kombinuara nga rritja e shkallës së kontributeve dhe kufirit të pensionimit. Në ndërkohë, rritja të jetë i shkallëzuar dhe gradual, ndërsa zhvendosja e kufirit të pleqërisë të mbajë llogari për të punësuarit në sektoret e fuqisë punëtore dhe personat me stazh më të madh se 35 vite”, thotë ajo.

Nga FINANCE Think potencojnë që të arrihet qëndrueshmëri e fondit pensional, nuk duhet të ketë as rritje të pensioneve jashtë harmonizimit ligjor e as zbatimin e masave populiste, të cilat do të shkaktojnë ngarkesë shtesë të Fondit.

Prej atje kanë bërë tri simulime të skenarëve, prej të cilave, si më e favorshmja është shfaqur ajo që parasheh që barra nga reforma të shpërndahet ndërmjet gjeneratave, përmes masave të kombinuara nga rritja e shkallës së kontributeve dhe kufirit të pensionimit. Sipas analizës së FINANCE Think, efektet e para nga reforma do të ndjeheshin menjëherë, ndërsa pas pesë viteve, kursimet do të lëviznin rreth 90 milionë euro në vit. Petreska potencon se edhe pse efektet fiskale nga reformat më të fuqishme individuale, kryesisht rritja e kontributeve ose rritja e kufirit të pleqërisë së pensionistëve, dhe reformat e kombinuara janë të ngjashme, megjithatë të dyjat japin rezultate më të mira mbi papunësinë dhe varfërinë. “Efektet janë më të mira kryesisht për shkak të faktit që ata e sistemojnë barrën e reformës pensionale të palëve të prekura”, thotë ajo.

Reforma e kombinuar, e cila sipas FINANCE Think, do të jepte rezultate më të favorshme me më së paku aspekte negative, do të thotë rritje në normën e kontributeve për 2 për qind pikë, ose prej 18 në 20 për qind dhe 1 për qind pikë plotësuese pas dhjetë viteve, rritje të kufirit të pensionimit për 1 deri në 5 vite dhe plotësuese prej 1 deri në 10 vite, duke e përfshirë edhe atë familjar dhe pensionin nga stazhi i beneficuar. Nga ky institut konsiderojnë se shpenzimi nga rritja e kontributeve në mënyrë potenciale të ndahet mes punëdhënësit dhe punëtorit, sepse kur paraprakisht kontributi është zvogëluar, dallimin nuk e ka marrë punëtori, por punëdhënësi.

Efektet nga skenarët e simuluara kanë treguar se reformat e propozuara munden dukshëm ta zvogëlojnë deficitin në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë (FSPI) dhe pas pesë viteve, mund të lëvizë prej 1.5 deri në 3.1 për qind nga BPV-ja, dhe prej 0.7 deri në 3.3 për qind nga BPV-ja deri në 20 vjet. Kursimet fiskale të reformave lëvizin prej 10 deri në 193 milionë euro në bazë vjetore deri në pesë vjet, dhe deri në 403 milionë euro deri në 20 vjet. Simulimet kanë treguar edhe se gjendjet mund të jenë më të mira përderisa merren kushte optimale të rritjes më të madhe ekonomike me hapjen e vendeve të reja të punës. Asnjëra nga ato me çfarëdo lloj variante nuk ka treguar se sistemi mund të falimentojë. Llogaritjet kanë treguar se stabilizimi i Fondit Pensional mund të pritet në vitin 2027, kur derdhjet e parave nga arka shtetërore në arkën e Fondit do të reduktohet në zero, ndërsa pastaj gradualisht do të krijohen edhe teprica në arkën pensionale, sepse numri i pensionistëve në shtyllën e parë pensionale do të zvogëlohet. (mia)