Me itinerarin dimëror të fluturimit i cili hyri në fuqi në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit funksionojnë 37 linja të rregullta deri në 35 destinacione të cilat janë shërbyer prej 13 kompanive ajrore, informojnë për MIA-n nga TAV Maqedoni, koncesionar i aeroporteve të Maqedonisë.
Destinacioni më i ri i shtuar në itinerarin e aeroportit të Shkupit është fluturimi i rregullt nga Athina në Shkup, me të cilin nesër do të operojë “Ejxhian Erlajns”. (Agean Airlines).
Transportuesi ajror me buxhet të ulët “Vizer” ka fluturime në: Bratisllavë, Bruksel (Sharleroa), Budapest, Keln, Kopenhagë, Dortmund, Ejndhoven, Frankfurt (Han), Fridrihshafen, Geteborg, Hamburg, Hanover, Malme, Maltë, Milano (Malpensa), Munih (Memingen), Nirnberg, Oslo (Sandefjord), Paris (Buvoa), Romë, Stokholm (Skvasta), Venedik (Trevizo) dhe Londër (Luton).
“Katar ervejs” operon deri në Dohë, “Flajdubai” deri në Dubai, Stambolli shërbehet me “Turkish erlajns” të cilët fluturojnë deri në “Ataturk” dhe “Pegasus erlajns” që fluturojnë deri në “Sabiha Goçken”. “Adria ervejs” fluturon deri në Lubjanë, “Austrian” deri në Vjenë “LOT Polish” deri në Varshavë, “Kroacia” deri në Zagreb, Er Serbia deri në Beograd, ndërsa “Edelvajs” dhe “Germania flug” e shërbejnë Cyrihun.
“Në Aeroportin e Ohrit Shën Apostul Pali, “Vizer” do ta hap Vjenën si destinacion të ri dhe linjë të rregullt gjatë tërë vitit, duke filluar nga 17 nëntori 2018″, thonë nga TAV Maqedoni.
Aeroporti i Ohrit gjatë vitit i ka tre linja të rregullta ajrore – Vjenën, Cyrihun dhe Bazelin si edhe tetë destinacione sezonale (Stambollin, Katovicen, Varshavën, Talinin, Ejndhovenin, Tel Avivin, Brukselin dhe Amsterdamin) të shërbyera prej 11 kompanive ajrore (“Vizer”, “Onur er”, “Smoll planet erlajns”, “Enter er”, “Nordika”, “Korendon”, “Arika”, “TUIFlaj”, “Germania Flug”, “Helvetik”, “Brusseles erlajns”).
Në nëntë muajt e parë të vitit 2018 shërbimet e dy aeroporteve i kanë shfrytëzuar 1,8 milionë pasagjerë, që është rritje prej 18 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Numri i fluturimeve, nga ana tjetër, nga janari deri në shtator të këtij viti në dy aeroportet është 15.395, që është rritje prej 12 për qind.
Nga TAV Maqedoni thonë se presin tempoja e deritanishme e rritjes dyshifrore në qarkullimin e pasagjerëve të vazhdojë deri në fund të këtij viti. Siç potencojnë, rezultatet që i realizojnë aeroportet e Maqedonisë janë më të larta prej mesatares zyrtare prej 4,8 për qind në Bashkimin Evropian si edhe prej rritjes prej 6,8 për qind në aeroportet jashtë BE-së.