Pak minuta para ndeshjes ndaj Fernando Verdasko, tenisti spanjoll Rafael Nadal ka vendosur të mos dalë në fushë, duke u tërhequr nga turneu Masters i Parisit. Spanjolli, numri 1 në botë, ka vendosur të mos rrezikojë, pasi nuk ka rikuperuar ende 100% nga dëmtimi. Ai ka preferuar të mos luajë dhe të vijojë stërvitjen për të qenë gati për finalet e turneut ATP Championship, që luhen pas 10 ditësh në Londër. Kjo tërheqje i kushton shumë Nadal, pasi humbet kreun e renditjes botërore, aty ku nga dita e hënë do të ngjitet serbi Novak Djokovic. Ky i fundit është kualifikuar për në raundin e tretë të këtij turneu dhe praktikisht, pa djersitur shumë, rikthehet pas më shumë se dy vitesh si “numri 1” në botë.