Zaev: Komisioni Maqedoni-Greqi do të fillojë me punë pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në të dyja vendet

Komiteti i përbashkët i ekspertëve Maqedoni-Greqi nuk mund të fillojë me punë para ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në të dyja vendet, tha kryeministri Zoran Zaev sot pasdite në Parlament, duke potencuar se kjo mund të ndodh në mars.

Marketing

Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetes së VMRO-DPMNE-së Magdalena Manaskova në lidhje me ekspertët që do të angazhohen në këtë Komitet, Zaev tha se një pjesë e anëtarëve nga pala maqedonase janë profesorë universitar dhe se për komisione të tilla asnjëherë nuk ka pasur konkurse.