Në Bullgari, katër persona janë akuzuar për lëshimin e certifikatave të origjinës dhe pasaportave, njofton “Faktor”.
Për kryerjen e këtij shërbimi ata kanë marr të holla me shumë në mes 5.000 dhe 8.000 euro. Këto para u janë dhënë njerëzve nga grupi më i ulët, zyrtarë.
Zv. prokurori kryesor, Ivan Geshev, tha se kjo është ngjarja më serioze korruptive në nivel të lartë të pushtetit.
Sipas të dhënave të pushtetit në Bullgari deri më tani janë dhënë 153.000 pasaporta, ndërsa 38.000 janë në procedurë. Më shumë interes për marrjen e një pasaporte bullgare ka pasur nga Maqedonia, ndërsa pastaj pasojnë Serbia, Molldavia, Shqipëria dhe Rusia.
Për një vit 10.000 qytetarë të Maqedonisë kanë aplikuar për marrjen e pasaportës bullgare. Nuk është e ditur nëse ato do të ngelin edhe pa parat e dhëna edhe pa pasaportat.