Pep Guardiola e vlerëson lartë portierin e Kosovës

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka lavdëruar portierin e Kosovës, Arijanet Muriqin, për paraqitjen ndaj Fulhamit.

Marketing

Manchester City ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Ligës, duke e mundur 2:0 Fulhamit.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriqi ishte në portë për Cityn, ku e mbylli pa pranuar gol.

“Edhe një tjetër ndeshje pa pësuar gol e Aros (Muric) – ne nuk shënuam shumë gola edhe pse patëm shumë mundësi, por portieri sonte ishte në nivel”, ka thënë pas ndeshjes Guardiola.