Parashikimi më i ri i Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim për rritjen e ekonomisë të Maqedonisë për këtë vit është dy për qind. Në raportin për perspektivat ekonomike, BERZH për vitin 2019 parashikon rritje të BPV-së prej tre për qind.
Në pjesën e Maqedonisë banka thekson se është shënuar lëvizje mesatare, por ende më e vogla nga rritja e përgjithshme e rajonit.
BERZH parashikon rritje në rajonin e EJL prej 3,5 për qind. Më i lartë parashikohet në Serbi dhe Mal të Zi prej 4,2 për qind, Shqipëria dhe Kosova nga katër për qind, Bullgaria 3,6 për qind, BeH tre edhe në Greqia prej 2,2 për qind.
Paraprakisht, Banka Botërore publikoi se rritja e ekonomisë të Maqedonisë këtë vit do të jetë 2,5 për qind, ndërsa sipas FMN-së 1,6 për qind. Qeveria e rishikon rritjen e BPV në 2,8 për qind, ndërsa Banka Popullore e RM-së 2,3 për qind.