Protestë antibixhoz në Tetovë (video)

Banorët e lagjes Teqe të Tetovës, kanë protestuar kundër bastoreve sportive dhe kazinove, që kohëve të fundit, në Tetovë kanë filluar të hapen edhe në brendi të lagjeve. Kërkesa e banorëve është që ato të zhvendosen në lokacione të tjera, jashtë vendbanimeve, në të kundërtën do të vazhdojnë që revoltën ta shprehin në rrugë. Protesta e sotme e banorëve të lagjes Teqe, u mbështet edhe nga Këshilli antibixhoz.

Marketing

Iu bëjmë thirrje gjithë organeve kompetente që e përpilojnë ligjin që ta mbrojnë popullatën nga këto dukuri negative, bastoret sportive kazinotë dhe lojërat e fatit të largohen nga çdo shtëpi dhe vendbanim”.

A e meriton Tetova të jetë kështu siç është, a e meriton Tetova të jetë qytet i bastoreve, a e meriton Tetova të jetë qytet i drogës? Larg duart nga Tetova mos e degjeneroni sepse Tetova nuk përkulet asnjëherë”. – theksuan nga Këshilli protestues

Apelojmë Komunën dhe Policinë e Tetovës që të jenë syçelë dhe ta kryejnë punën e vetë sepse ata janë organet që duhet të veprojnë në favor të qytetarëve dhe jo në kurriz të qytetarëve. Andaj apeloj edhe një herë komunën, deputetët shqiptarë që të jenë shumë syçelë me Ligjin që do e sjellin në parlament sepse përndryshe, protestat do vazhdojnë dhe do vij momenti që situata mund edhe të radikalizohet”. – tha Jushi Emërllahu. Lëvizja Antibixhoz.