Përurohet Shkolla e re në Çajlanë dhe Semenishtë

Komuna e Sarajit, ka bërë përurimin e objektit të ri Shkollor në vendbanimet Semenishtë dhe Çajlanë, “Emin Duraku”. Shkolla është e ndërtuar me standarde të larta, ka një hapësirë prej 600m2, 6 klasë, bibliotekë, zyre për arsimtarët, ndërsa Shkollën do ta shfrytëzojnë 205 nxënës nga dy vendbanimet.

Marketing

Me ndërtimin e Shkollës, komuna zgjidh një problem të madh, pasi që deri më tani një pjesë e nxënësve kanë mësuar në Shkollën Qendrore “Emin Duraku”, në Bukoviçë dhe një pjesë në objektin e Shkollës së vjetër. Me rastin e përurimit, kryetari I BDI-së Ali Ahmeti, u shpreh se ndërtimi I Shkollat është përgjegjësi shoqërore, pasi që ata janë qendra ku edukohen, arsimohen gjeneratat e reja.

“Kamë kënaqësinë që jam këtu, në hapjen e kësaj qendre, apo më mirë ta quaj vendi I farkëtarit, ku këtu farkohet e ardhmja e vendit, këtu farkëtohet atdhetarizmi, dija, edukata, respekti për jetën dhe për njerëzit. Të hipish qendra farkimi sigurisht që është një begati e madhe për gjithë shoqërinë dhe ju lumtë të gjithë atyre që kanë ndihmuar për ngritjen e këtij objekti për të mësuar fëmijët tanë.

Ngritja e Shkollave do të thotë më pakë vizitor të burgjeve, të gjithë jemi familjarë dhe ballafaqohemi me lloj lloj vështirësish dhe është përgjegjësi e imamëve dhe e politikanëve dhe kemi përgjegjësi se si I trajtojmë brezat e ardhshëm. Ne kemi nevojë për ma shumë arsim, dije dhe ma shumë përparim dhe e ardhmja ndërtohet këtu në këto objekte”, deklaroi kryetari I BDI-së Ali Ahmeti.

Kryetari I komunës së Sarajit Blerim Bexheti, theksoi se Komuna e Sarajit ka një përkushtim të madh në investimet e saja në sferën e arsimit, ku në ndërtimin e kësaj Shkolle janë investuar 12 milion denarë nga mjete buxhetore.
“Sukseset vijnë kur të gjithë angazhohemi në mënyrë të përbashkët. Ju faleminderoj banorëve të Çajlanës dhe Semenishtit dhe të gjithë ata që kanë kontribuar, ndërsa investimi nga komuna është 12 milion denarë.

Gjithë ashtu kontribuues në realizimin këtij projekti është kryetari I BFI-së Sulejman Rexhepi, I cili e fali këtë tokë. Jemi krenar që e lëshojmë këtë objekt dhe I plotëson të gjitha standardet. Besoj se në të ardhmen do të na mbështes edhe Ministri I Arsimit dhe Shkencës në inventar”, u shpreh kryetari I komunës së Sarajit Blerim Bexheti.

Kryetari I BFI-së Sulejman Rexhepi, u shpreh se, jemi këtu për t’u gëzuar një suksesi që ka qenë nevojë e kamotshme e Çajlanës dhe Semenishtit, por punët ndonjëherë realizohen me kaderin dhe përcaktimin e Zotit, duke shtuar se dituria është elementi I parë që ju ka shpallur pejgamberit “lexo mëso në emrin e Zotit Tënd”, dija është me prioritet në Islam.

Ministri I Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, tha se me këtë objekt shkollorë rrisim cilësinë e procesit edukativo arsimorë, duke shtuar se në kontinuitet MASH investon në Saraj, ku para disa ditësh kanë filluar punimet për Sallën e sportit në Saraj dhe Gllumov.

Nënkryetari I BDI-së Izet Mexhiti, me prejardhje nga ky vendbanim tha se edhe pse jetoj në Çairë, por I kamë ditur problemet me shkollën fillore, dhe ky objekt tani më I plotëson nevojat e Çajlanës dhe Semenishtit dhe uroj që nga kjo shkollë të dalin nxënës të suksesshëm.

Punimet në ndërtimin e kësaj Shkolle, deri në finalizim janë kryer nga kompania private “VeberInvest.