Përleshje masive mes lojtarëve në Turqi (VIDEO)

Një përleshje e madhe mes lojtarëve të Fenerbahces dhe Galatasarayt ndodhi pas përfundimit të takimit.

Marketing

Epilogu i takimit ishte një barazim dramatik me rezultat 2-2.

Fillimisht pas një dominimi të madh vendasit e Galatas kishin epërsi të dyfishtë.

Më pas në pjesën e dytë Fenerbahce u kthye duke shënuar së pari nga penaltia me anë të Valbuenas, para Jailson të shënojë një eurogol në minutën e 72-të.

Dy skuadrat luftuan deri në fund dhe patën raste për të fituar, por ndeshja u mendua se u nda në paqe.

Megjithatë, lojtarët fërkimet gjatë ndeshjes i sqaruan pas përfundimit, ku lojtarët vendas u vërsulën te ata të Fenerbahcës, në veçanti ndaj golashënuesit, Jailson.

Skenat e tmerrshme tashmë po bëjnë xhiron e botës, e që në fakt nuk janë risi për një derbi të tillë që gjithmonë karakterizohet me shumë tensione.