Grubi: Të gjitha meritat i takojnë Ali Ahmetit

“I vetmi ndër ne që nuk kërkon e as që garon për merita, e të cilit pa dyshim i takojnë të gjitha ato, Ali Ahmeti” ka shkruar Grubi pasi Marrëveshja e Ohrit u bë pjesë e Preambullës së Maqedonisë me aminin e Ali Ahmetit.

Marketing

Ndryshe Portali Tetovasot dje mësoi se në Shkup janë takuar Kryeministri Zoran Zaev me liderin e BDI-së Ali Ahmeti, ku u vendos përfundimisht që Marrëveshja e Ohrit të bëhet pjesë e dokumenteve themeluese të shtetit të Maqedonisë në preambulën e Kushtetutës së vendit. Pas disa hezitimeve në opinion, takimi Ahmeti – Zaev mbrëmë mbylli të gjitha dyshimet që rezultuan sot edhe me propozim zyrtar të draft amandamenteve nga ana e Qeverisë.

Katër ndryshimet e Kushtetutës me amandamente kushtetuese të propozura nga Qeveria deri tek Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë paraqesin zbatim të Marrëveshjes së Prespës që njëkohësisht mundëson integrimin e vendit në NATO dhe në Bashkimin Evropian që është edhe një e arritur kapitale për shqiptarët të cilët e kanë synim strategjik integrimin euroatlantik.

Marketing