ë gjithë qytetarët që nuk kanë pension dhe që nuk kanë arritur sigurimin e tij për shkak të periudhës së tranzicionit dhe që kanë qëndrim më shumë se 15 vjet në Maqedoni nga viti i ardhshëm do të marrin pension shtetëror.
Kjo u theksua sot nga ministrja e Punës dhe Politikave Sociale, Mila Carovska, gjatë shpalosjes së reformave në sferën e pensioneve. Sipas saj, qytetarët që kanë moshën mbi 65 vjet dhe që nuk kanë stazhin e punës do të marrin pensionin shtetëror me vlerë prej 5.800 – 6.000 denarë (rreth 100 euro), apo 40 % të shumës së mesatares së pensioneve.
Ministrja Carovska theksoi se nuk do të ketë rritje të kufirit të moshës dhe nuk do të ketë ngrirjen të pensioneve, ndërsa do të ketë ndërhyje në mënyrë për të vënë nën kontroll deficitin buxhetor në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor e cili për 10 vjet është rritur me 150 për qind për shkak të politikave joadekuate. Ajo gjithashtu njoftoi se do të zgjidhen problemet me pabarazinë e pensioneve të pensionistëve aktualë dhe të ardhshëm dhe shpërndarjes së pabarabartë të dy shtyllave në sistemin e pensioneve.
“Kemi bërë korrigjim minimal në normat e kontributeve për sigurimin pensional dhe invalidor dhe sigurimin shëndetësor për një total prej 0.5 pikë përqindjeje. Masa e dytë është se ne kemi paraqitur kriter të qartë për të hyrë në një sistem dy shtyllash, ndërsa ajo është viti i lindjes, deri më 01.01.1967, ata mund të kthehen dhe të marrin pension vetëm nga shtylla e parë, sipas dëshirës së tyre dhe kështu t’u japin mundësi qytetarëve të ketë pension më të favorshëm.
Gjithashtu do të jetë e mundur që të gjithë ata që kanë benifite dhe stazh pune të kthehen dhe të marrin një pension vetëm nga shtylla e parë. Aktualisht, në një situatë aq të favorshme janë punonjësit e Ministrisë së Brendshme dhe të mbrojtjes, ndërsa më të rrezikuarit janë ata të sistemit me dy shtylla dhe kanë pensione jorealiste të ulëta. Ne po bëjmë sistemin drejtë për të gjithë ata që kanë stazh, përfshirë minatorët që të kthehen në shtyllën e parë dhe marrin pensionet që ju takon, shuma e pensioneve të jetë më e favorshme”, tha ministri Carovska, e cila informoi se këto ndryshime do të bëhen me ligj duke marrë miratimin në Qeveri dhe më pas në Kuvend, ashtu që hyrja në fuqi pritet të jetë nga fillimi i vitit të ardhshëm.