Gazeta Kathimerini shkruan se presidenti grek Prokopis Pavlopoulos po e kundërshton nenin 36 në Kushtetutën maqedonase, i cili përmban referenca për “popullin dhe identitetin” maqedonas dhe nevojën për të mbrojtur “popullin” maqedonas që jeton jashtë vendit.
“Qeveria e IRJM-së të premten dorëzoi amendamentet kushtetuese në Kuvend, me të cilat formalisht do ta riemëroj vendin në “Maqedoninë Veriore” pas një marrëveshjeje për emrin të nënshkruar me Greqinë. Kryetari i Greqisë Prokopi Pavlopoulos thuhet se ka shprehur rezerva lidhur me nenin që i referohet pjesës për popullin maqedonas”, shkruan Kathimerini.
Pavlopoulos insiston në atë që IRJM-ja duhet të me shkrim të tregoj se marrëveshja për emrin e nënshkruar në qershor nuk e njeh kombin maqedonas, por shtetësinë.