Super ylli i Barcelonës, Lionel Messi, mund të rikthehet hiç më larg se të martën në ndeshje ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, ka thënë Ernesto Valverde pas fitores së jashtëzakonshme me rikthim të skuadrës së tij ndaj Rayo Vallecanos të shtunën në La Liga.
Kjo fitore ishte e treta më radhë e Barcelonës pa Lionel Messin, i cili është duke e riaftësuar nga thyerja e dorës së djathtë, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, Valverde ka thënë pas ndeshjes se Messi mund të rikthehet në mesjavë për ndeshjen e Barçës në udhëtim ndaj Interit.
“Mendoj se ne luajmë më mirë me Messin në ekip. Do ta shohim sesi është në stërvitjen [e së dielës] sa i përket takimit me Interin”, tha ai.
Messi e theu dorën në ndeshje ndaj Sevillës javë më parë dhe pritej të mungonte deri në fund të nëntorit, por duket se argjentinasi është riaftësuar para kohe.