Kush është gjykatësi Pajaziti që refuzoi kërkesën e Gruevskit

Gjykatësi shqiptar për zbatimin e sanksioneve Pajazit Pajaziti ka anuluar dje kërkesën e Nikolla Gruevskit për anulimin e vuajtjes së dënimit me burg, ka raportuar Makfax sipas burimeve të veta gjyqësore, shkruan Fakte.

Marketing

Pas kësaj, Gruevski ka afat prej 3 ditësh të ankohet në Këshillin gjyqësor penal dhe nëse edhe këtu refuzohet, duhet të paraqitet për vuajtjen e dënimit prej dy vitesh, në burgun e Shutkës në Shkup.

Mirëpo, ndërkohë duhet atij t’i hiqet imuniteti i deputetit, për çka është caktuar seancë e Komisionit adekuat kuvendor për të martën në mesditë.

Ende nuk është e sigurt nëse deputetët e larguar nga VMRO-ja do të votojnë për heqjen e imunitetit të Gruevskit, pasi nevojitet edhe vota e tyre.