Njohja e gjuhës angleze, ja në cilin vend renditen shqiptarët

Gjuha angleze është një prej gjuhëve zyrtarë në shumë vende të botës. Por pavarësisht kësaj, jo të gjithë popujt arrijnë ta flasin siç duhet.

Marketing

Franca ka nivelin më të ulët të aftësisë angleze të çdo vendi në Bashkimin Evropian, sipas kompanisë për trajnim të gjuhës angleze, Arsim i Parë.

Njerëzit francez cilësohen folësit më të keq në Evropë edhe në bazë të Indeksit të fundit të lëshuar këtë javë.
Në këtë renditje, Franca u rendit në vendin e 35-të, prapa Filipinës, Koresë së Jugut dhe Libanit.

Disa nga vendet më të mëdha evropiane, si Spanja dhe Italia po ashtu kanë mangësi në gjuhën angleze.

E në këtë listë, në vendin e 52-të është renditur edhe Shqipëria. Shqipëria hy në listën e atyre që flasin dobët gjuhën angleze por duke lënë edhe shumë vende të tjera prapa vetes. Për dallim nga shqiptarët serbët renditen në vendin e 18-të, të cilësuar se njohin mjaft mirë anglishten.

Në vendet e cilësuara se gjuha angleze flitet mjaft mirë është Suedia, Danimarka, Gjermani, Austria e shumë vende të tjera.