Policia e Dibrës zbuloi dy emigrantë ilegalë nga Palestina

Pjesëtarë të policisë të Dibrës zbuluan dy emigrantë ilegalë me një automjet me targa të Shkupit.

Marketing

Të dy emigrantët kanë qenë nga Palestina, njëri në moshën 17 dhe tjetri në moshën 21-vjeçare. Personat janë arrestuar dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes, deklaroi Stefan Dimovski, zëdhënës i Sektorit të Punëve të Brendshme – Ohër.

Sipas tij të arrestuarit nuk kanë pasur dokumente për identifikim dhe qëndrim dhe në mënyrë ilegale qëndronin në Maqedoni. Të dy palestinezët siç duhet përmes Dibrës kanë kaluar vetëm transit.

Qëllimi i tyre ka qenë që të kalojnë kufirin shqiptar dhe transit përmes Shqipërisë të shkojnë në ndonjë prej vendeve evropiane.