Hungaria me vjeshtën më të ngrohtë në 94 vitet e fundit

Në Hungari, vendi i cili po përjeton vjeshtën më të nxehtë gjatë viteve të fundit, temperaturat kanë arritur deri në 21.6 gradë Celsius duke thyer kështu rekordin e temperaturave të nxehta.

Marketing

Në një deklaratë nga Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë së Hungarisë thuhet se në kryeqytetin Budapest temperaturat kanë arritur në nivelin më të lartë të 94 viteve të fundit, 21.6 gradë Celsius.

Në deklaratë thuhet se në matjet e deritanishme, niveli më i lartë i temperaturave është shënuar më 3 nëntor të vitit 1924 me 20.5 gradë Celsius dhe se rekordi i temperaturave të larta është thyer me 1 gradë Celsius, duke arritur kështu në 21.6 gradë, transmeton Agjencia e Lajmeve Anadolu.
Më tej thuhet se temperaturat e larta pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.